Pas ngjarjes tronditëse për abuzimin seksual të vajzës 13 vjeçare me përkatësi rome, në shtëpinë për përkujdesjen e fëmijëve ‘’25 Maji’’ në Shkup, drejtori Stevço Sokolovski, sot ka dhënë dorëheqje nga ky funksion, siç thuhet për ‘’shkaqe morale’’.
Nga Qendra Evropiane për të drejtat e romëve, dorëheqja është e pamjaftueshme. Nga kjo Qendër kërkojnë që drejtori dhe të punësuarit të ndiqen penalisht deri në zbadhjen e plotë të rastit.
‘’ERRC, u bën thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime serioze ndaj këtij rasti. Si drejtori ashtu edhe kujdestari duhet të mbajnë përgjegjës penale, autorët e këtij rasti duhet të përballen me drejtësinë, ‘’ thonë nga kjo qendër.
Ambasada e Parë për fëmijë në botë “Megjashi”, konsideron se ky rast është i rëndë, dhe se nuk guxon dorëheqja e drejtorit të mbetet vetëm në përgjegjësi morale.
“Bëjmë thirrje te institucionet kompetente që të ngrejnë akuza penale të përshtatshme për kryesit e mundshëm të kësaj vepre,veçanërisht të tmerrshëm, ku fëmija vazhdimisht është abuzuar seksualisht.Njëkohësisht, për shkak të sjelljes jo adekuate dhe jo përgjegjëse nga ana e Ministris për punë dhe politik sociale, si kujdestar të vajzës. Kërkojmë vajza të kthehet në familjen e saj dhe ti sigurojë mbështetjen psikologjike dhe forcimin material / ekonomik të saj për të kapërcyer traumat”- thuhet në kumtesën e Megjashit.
Për rastin në fjalë ka reaguar dhe partia opozitare VMRO-DPMNE, nga atje kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Mila Carovska.
“Ministrja Carovska dhe të gjitha institucionet që kanë bërë lëshime, gjatë veprimit dhe nuk i kanë ofruar mbrojtje vajzës së abuzuar, duhet të bartin përgjegjësi morale dhe penale. Carovska nuk duhet të fshihet prarpa drejtorit të Shtëpis por duhet patjetër të bartë përgjegjësi,” thotë Jovana Mirçevska, nga VMRO-DPMNE.
Përndryshe para disa ditësh një vajzë 13 vjeçare e përkatësisë rome, ka abortuar, pasi kishte qenë shtatëzënë si pasoj e abuzimit seksual teksa ka qenë e strehuar në shtëpinë për përkujdesjen e fëmijëve “25 Maji” në Shkup. Sipas dëshmisë që ka dhënë 13 vjeçarja, ajo është marrë me forcë nga institucioni nga një person i panjohur, i cili e ka detyruar në akte seksuale dhe punë fizike. Informacionin për keqpërdorimin e vajzës e ka denoncuar ERRC (Europian Roma Right Centre).
Përgjegjësin për rastin, nga Ministria për Punë dhe Politk Sociale, e kanë hedhuar te Ministria e Punëve të Brendëshme dhe Prokuroria Publike. Nga atje kanë theksuar se ende po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Arbnora Memeti
Almakos