Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, njëherësh edhe ish ministër i Shëndetësisë, sot pasdite ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se planifikon që në të ardhmen t’i përkushtohet profesionit të tij si avokat, njofton MIA, transmeton SHENJA.
“Duke e pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen t’i përkushtohem më shumë profesiont tim bazë si avokat, si dhe të mundem të jap më shumë kontribut në akivitetet partiake, më lejoni të ju informoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Todorov në Facebook. /SHENJA/

