Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, përshëndeti sot dorëheqjen vullnetare të gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas tij,drejtësia e re nuk kapet dot nga e vjetra.
“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!”, shkruan Rama.
Ditën e sotme, Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë i paraqiti dorëheqjen kryetarit të kësaj gjykate, Xhevahir Zaganjori. Fana e arsyetoi dorëheqjen e saj nga posti që mbante për motive personale.
Ndërsa pak ditë më parë prokurori Sulejman Tola nuk ka dorëzuar në ILDKP deklaratën e pasurisë dhe në fund të muajit shkurt pret të dalë në pension.
31 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)