Kompania energjetike e Qytetit të Shkupit “Sistemet Energjetike të Qytetit” ka mbetur pa të punësuar pasi janë dorëhequr të gjith të punësuarit, pasi nuk kanë marrë rrogë për tre muaj.
Poashtu për një periudhë më të gjatë nuk janë mbuluar as nga sigurimet shëndetësore dhe sociale. Drejtori Goce Trpçevski ka deklaruar se AD SEQ Shkup është në një situatë shumë të palakmueshme për shkak të mosinteresimit të kryetares Danella Arsovska. Por kryetarja e Shkupit Danella Arsovska nëpërmjet një statusi në Facebook ka akuzuar se nuk është bërë asgjë në SEQ , por janë shpenzuar para.
“Dikush që themeloi një kompani në të cilën për 3 vite punonjësit shpenzonin paratë e qytetarëve për rroga të larta pa bërë asgjë, më e pakta që duhet të bëjë është të fshihet nga publiku në vend që të nxjerrë në pah papërgjegjshmërinë e tij ndaj fondeve të qytetarëve në kohë krize. SEQ, bordi drejtues, drejtori dhe punonjësit e saj shpenzuan më shumë se një milion euro paratë e qytetarëve në 3 vite pa realizuar asnjë aktivitet të vetëm”, ka shkruar Arsovska.
Kompania është themeluar në kohën e udhëheqjes së Shilegovit, për të marrë rrjetin e ujësjellësit të ngrohtë në qytet, por nuk ka marrë licencë.