Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk javën e ardhshme do të vij në Maqedoni. Vizita e Tusk ka për qëllim njohjen nga afër me qëndrimin e liderëve vendas rreth krizës politike por edhe krizës me emigrantë. Veçmas, Tusk do të takoj edhe presidentin e Gjorge Ivanov. Ndërkohë shefi i diplomacisë gjermane Zigmar Gabriel për të dytën herë me radhë brenda një muaji i rekomandoi presidentit Ivanov dhe VMRO-DPMNE-së që të mundësojnë formimin e qeverisë së re dhe me këtë t’i japin fund krizës. “Konsideroj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga Presidenti i Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare, që tani të mundësojnë formimin e qeverisë dhe t’i venë fund bllokadës. Ekziston shumicë në Kuvend e cila u formua pas zgjedhjeve dhe mbi bazat e rezultatit zgjedhor. Shkalla e pasigurisë e cila dominon momentalisht është e madhe dhe e rrezikshme për të zgjuar emocionet e vjetra me rreziqe të mëdha”, ka thënë Gabriel. Ministri i jashtëm gjerman Gabriel një koment të tillë e bëri pas takimit të mbrëmshëm me homologun e tij spanjoll Alfonso Dastis, i cili gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen në Ballkanit Perëndimor e në veçanti për Maqedoninë.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa
- Makina përplas motorin në unazën e Pogradecit, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Nikoloski sqaron prapaskenat e marrëveshjes me Bechtel & Enka
- Për 24 orë gjashtë të arrestuar për dhunë në familje

