Presidenti i SHBA Donald Trump do të dërgojë të dërguarin e tij Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner në Egjipt këtë fundjavë për të ndihmuar në përfundimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Gaza, informuan zyrtarët amerikanë dhe arabë.
Kjo lëvizje e Trump pasi Hamasi dhe Izraeli mbështetën propozimin e tij me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
I dërguari, Steve Witkoff , dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Egjipt, tha për AFP një zyrtar presidencial amerikan në kushte anonimiteti.
Më herët, presidenti amerikan i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës” në mënyrë që procesi i lirimit të pengjeve të mund të vazhdojë, pasi organizata islamiste palestineze tha se e kishte pranuar planin e Uashingtonit.