Në shtator të këtij viti ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska kishte takim me homologun e tij norvegjez, Bjorn Arild Gram, në të cilin u bë e ditur se deri në fund të vitit, Norvegjia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 76 automjete ushtarake deri në fund të vitit, shkruan TV21. E pyetur se deri ku është procedura, Petrovska tha se pret që të njëjtat të promovohen pas Vitit të Ri.
“Për momentin punohet rregullimin e procedurës juridike, e dini se nga të dy anët duhet të kalohen procedura të caktuara dhe besoj që shumë shpejt, pas Vitit të Ri, do të kemi mundësi që t’i promovojmë, ta promovojmë edhe atë donacion”, theksoi mes tjerash Petrovksa.
Ndryshe, mediat norvegjeze raportuan se Norvegjia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 40 kamionë ushtarak të tipit Scania dhe 36 automjete ushtarake për terren./tv21.tv