
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot do të pranojë donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga pajisjet për përballje me pasojat nga vërshimet.
“Pajisja përbëhet nga veshje elastike rezistente ndaj ujit, çizme gome, maska mbrojtëse me filtër, llamba baterie për në ballë dhe reflektorë për vërshime. Pajisja e donuar do të përdoret gjatë përballjes me vërshimet nëse ka nevojë për të”, kumtoi drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Pranim-dorëzimi zyrtar do të shoqërohet edhe me nënshkrim të marrëveshjes ndërmjet ambasadës dhe drejtorisë.