56-vjeçari, Pëllumb Toçi i cili rezulton i zhdukur ende nuk është gjetur dhe fati i tij mbetet mister. Toçi u zhduk në Elbasan pasi doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.
Ai doli të kërkonte kafshën e humbur e cila është gjetur ndërsa vetë ai nuk dihet se ku ndodhet.
Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit. Për gjetjen e tij janë mobilizuar banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor.
Edhe pas disa orësh kërkimesh ende nuk është gjetur asnjë shenjë e tij që tregon se është gjallë ose në rastin më tragjik që mund t’i ketë ndodhur diçka.