HESHTJE është një revistë rajonale e botuar në Shkup, por që kushton rëndësi të qenurit e arritshme online që prej muajit janar të këtij viti, tashmë vjen edhe e shtypur, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit si dhe për të gjithë shqipfolësit.
Në këtë numër do të lexoni tregime nga Dibran Demaku, Arif Kryeziu, Albin Mehmeti, Nada Dosti, Hamdi Nuhiju, Lisiana Demiraj, Merjem Kryezi dhe Liridon Hyseni.
Nga kategoria përkthime do mund të shijoni një poezi të famshmit poet Sezai Karakoç, të sjellur në shqip nga Ridvan Dibra dhe Sabina Osmanoviç.
Më pas do të lexoni poezi të tjera nga poetët: Lindita Ahmeti, Shkëlzen Halimi, Puntorie Muça Ziba, Nazif Agalliu, Hasan Disha, Don Mehaj, Lysien Disha, Laureta Rexha, Bleard Meha, Lejla Ismaili, Neviana Shehi, Liridon Hyseni, Arbenita Mazreku, Blerta Baftjari, Marigona Krasniqi, Rumejsa Ziberi, Neal Sejfulla, dhe Dashurie Bajrami.
Gjithashtu nga kategoria Prozë kemi përzgjedhur shkrime nga Zehra Musnedi, Klodi Smajlaj, Aqime Selmani, Hamdi Nuhiju, Amela Temja, Azize Ramadani, Blerta Baftjari dhe Matilda Myftari.
Intervista për këtë numër të parë i është dedikuar fitueses së çmimit kombëtar “11 Tetori” poetes Lindita Ahmeti.
Ndërsa biografia e përzgjedhur për këtë numër i dedikohet shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari, përgatitur nga Lysien Disha.
Shkrimtari Nazif Agalliu ka përgatitur një përshkrim prozatik rreth albumit mbi Beratin të Andi Papastefanit, pikturat e të cilit gjenden të shpërndara nëpër faqet e këtij numri të Revistës.
Gjithashtu do të gjeni edhe piktura të tjera nga Suat Barra dhe Imer Bajrami.
Nga katëgoria e udhëpërshkrimeve është përzgjedhur një mbi qytetin e Ohrit përgatitur nga Nada Dosti, dhe një mbi Sarajevën përgatitur nga Lisiana Demiraj.
Në përmbyllje të revistës ju ftojmë të ndërmerrni një udhëtim pas në kohë përmes një përzgjedhje nga Përrallat e Moçme të shkrimtarit Mitrush Kuteli.