Fondacioni ALSAR ka publikuar botimin më të ri nga kolana e veprave kushtuar dokumenteve osmane. Ky cikël përfshin gjashtë tituj me rëndësi të veçantë historike dhe dokumentare:
“Tirana në dokumente osmane”,
“Shkodra në dokumente osmane”,
“Elbasani në dokumente osmane”,
“Ulqini në dokumente osmane”
“Novi Pazari në dokumente osmane”,
“Nishi në dokumente osmane”.
Botimet sjellin për publikun një përzgjedhje të pasur dokumentesh arkivore, të cilat hedhin dritë mbi zhvillimet administrative, shoqërore dhe kulturore të këtyre qyteteve gjatë periudhës osmane.
Me këtë kolanë, Fondacioni ALSAR synon të kontribuojë në studimet historike dhe të ofrojë burime të besueshme për studiues, studentë dhe të gjithë të interesuarit për historinë e rajonit.















