Deputeti i LSDM-së Goran Misovski kohë më parë në Kuvend, para se të zgjidhet për kryetar Kuvendi, Talat Xhaferi, u kishte thënë deputetëve të VMRO-së, që të lejojnë zgjedhjen e Talat Xhaferi, ngase ai është shok i të dy palëve, edhe i VMRO-së edhe i LSDM-së, shkruan portali RrugaDrejt.
Nëse dihej se Xhaferi ka bërë shumë për VMRO-DPMNE-në duke mbështetur ligjet e saj, mbi gjitha ratifikimi i marrëveshjeve me Serbinë për patrullimin e lirshëm të policisë serbe dhe organeve serbe të zbulimit në territorin e Maqedonisë, enigmatike ishte fakti se çfarë kishte nënkuptuar Muskovski më thënien “edhe i yni” pra edhe i LSDM-së.
Si duket ky është dokumenti që posedon Prokuroria Speciale Publike për Talat Xhaferin, pra hetimi që po zhvillohet kundër tij.
Në media është publikuar një dokument i PSP-së, në të cilën hetohet mënyra se si Talat Xhaferi ka grumbulluar pasurinë e tij.
Me një fjalë Talat Xhaferi vazhdon të jetë nën direktivat e tjetër kujt dhe të punoj për të tjerët dhe jo për shqiptarët. Duket se pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit Talat Xhafeir ka kaluar në pronësi të dyfishtë, edhe të VMRO-së edhe të LSDM-së.


