Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në seancën e sotme ku është parashikuar të diskutohet dhe votohet për ligjin e gjuhëve tha se amendamentet e VMRO-së janë në përputhje me rregulloren, dhe padyshim të njëjtat duhet te shihen.
“Të nderuar rregullorja duhet në repketohet. Dhe ne amendamentet i oemi sjelle ne baz te rregullores, këtë e ka verifikuar edhe vet kryeparlamentari me nënshkrimin e tij. Deputetët mund të sjellin amendamente neni 173 i rregullores pika tre, në rishikimin e ligjit, mund të sillen amandamente në bazë të kritikave të Presidentit. Qeveria e Maqedonise ka bërë shkelje të ligjit i ka vene yll kërkuam debat publik, disa nga deputët e LSDM-së thanë se do ketë debat publik dhe nuk pati. Artan Grubi dhe Rexhail Ismaili kane bllokuar komisioni per ceshtje europiane ne menyre qe mos ket debat duke mos u deklaruar per asnje amandament, deklaroi Dimovski të cilit edhe pse I ka mbaruar koha dhe ka marrë vërejtje nga kryeparlamentari Xhaferi vazhdon të debatojë.
Ndryshe pas tij edhe 8 deputet tjerë të VMRO-së presin për të debatuar në mënyrë procedurale.