Ushtrues detyre kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë ka qenë i sulmuar fizikisht dhe është kontrolluar në spitalin e qytetit, transmeton Tetova1.
“Një grup reketarësh të udhëhequr nga kryetari i shkarkuar i LSM, Zhivko Mitrevski sot rreth orës 4 e 30 min dhunshëm janë futur në ndërtesën e LSM, pastaj e kanë ftuar edhe policinë”, thuan përfaqësuesit e katër sindikatave të cilët mbrëmë kanë qëndruar në korridorin e ftohtë të ndërtesës së sindikatës me qëllim që të pengojnë që kryetari i shkarkuar i LSM-së, Zhivko Mitrevski t`i largoje prej aty, shkruan Dojce Velle.
“ Ushtruesi i detyrës kryetar i LSDM-së, Darko Dimovski u sulmua fizikisht dhe pas sulmit fizik është kontrolluar në spitalin e qytetit”, thuan ata./Tetova1/