Rritja e të ardhurave u rrit me 14.5 milionë euro ne gusht krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që përfaqëson një rritje rekord të të ardhurave prej 8.9 përqind të realizuara në bazë mujore këtë vit, thonë nga Dogana.
Rritja më e madhe prej 19.5 përqind u arrit në mbledhjen e akcizës, me të ardhura prej 3.78 miliardë denarësh të mbledhura mbi këtë bazë në gusht.
Mbledhja e të ardhurave doganore, nga ana tjetër, shënoi një rritje prej 7.9 përqind, ndërsa të ardhurat nga taksa e automjeteve shënuan një rritje prej 7.4 përqind.
“Muajin e kaluar, mbledhja e të ardhurave u rrit me 10.5 milionë euro, këtë muaj me 14.5 milionë euro.Ky është sistemi i ri i vlerave në Drejtorinë e doganave. Një sistem që gjeneron të ardhura më të larta në Buxhetin e shtetit, një sistem që lejon më shumë para për spitalet, shkollat, rrugët. Një sistem I qëndrueshëm që ekspozon krimin dhe nxit ekonominë e vendit” , theksoi Drejtori Boban Nikollovski.
Në total që nga fillimi i vitit, Drejtoria e doganave ka mbledhur të ardhura prej 86 miliardë denarësh ose 1.4 miliardë euro, që është 65.5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.