Qeveria sot në seancë ka miratuar Informacion për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, 80 prej të cilëve nevojiten urgjent për rinovimin e auto-parkut të NQP-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen konform justifikimit ekonomik dhe nevojave reale të secilës njësi të pushtetit lokal.
“Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Transportit lidhur me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale lidhur me nevojën për blerjen e autobusëve ekologjikë për transportin publik. Duke pasur parasysh mjetet financiare të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Transportit për këtë qëllim, është planifikuar furnizimi i 120 autobusëve ekologjikë, 80 prej të cilëve nevojiten urgjentisht për rinovimin e auto-parkut të NQP-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen sipas justifikimit ekonomik dhe nevojave reale të njësisë vendore”, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Furnizimi i autobusëve ekologjikë për transport publik, shtojnë nga Qeveria do të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qyetarët, si dhe uljen e nditjes së ajrit në komuna, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.