Dekani i fakultetit të Ekonomisë në universitetin “Luarasi”, Sherif Bundo, e ka konsideruar një shans të madh përzgjedhjen e këtij institucioni nga shkolla “London School of Economics”, si qendër ekselence.
Bundo tha se të jesh i lidhur me Londrën do të thotë të jesh i lidhur me elitën e shkollave te larta në botë, e cila ndjek zhvillimin e madh shkollor, në ekonomi, teknologji, në fushën e mendimit, në fushën e industrisë, në fushën e financës.
“Ky lloj bashkëpunimi po na sjell një numër të madh favoresh jemi në qendër të vëmendjes. Po presim që të zhvillojmë këto kërkesa të vrullshme nga studentë që duan të mësojnë”, tha dekani Sherif Bundo i cili shtoi se universiteti “Luarasi”, është një qendër ndërkombëtare e arsimit të lartë të ekonomisë.
“Ne do të përfitojmë nga kurrikulat dhe lëndët e LSE”, tha Bundo.
Sherif Bundo: Shkollat e Larta ndodhen përballë një sfide të madhe, sfida ka të bëjë me vetë progresin që bën vetë shkolla.
Shkollat e Larta janë të ekspozuara ndaj një rrisku që të humbasin lokomotivën e tyre, botën e shtyjnë përpara idetë dhe laboratorët e këtyre ideve janë vetë Shkollat e Larta.
Me shkollat e larta kemi të bëjmë me zbulime inovatore.
Universiteti “Luarasi” ka shansin dhe sfidën më të madhe që jemi përzgjedhur si një qendër ekselence nga shkolla “London School os Economics”.
Të jesh i lidhur me Londrën do të thotë të jesh i lidhur me elitën e shkollave te larta në botë, jemi lidhur me një shkollë që ndjek këtë zhvillimin e madh shkollor, këtë zhvillim në ekonomi, teknologji, në fushën e mendimit, në fushën e industrisë, në fushën e financës.
Ky lloj bashkëpunimi po na sjell një numër të madh favoresh jemi në qendër të vëmendjes. Po presim që të zhvillojmë këto kërkesa të vrullshme nga studentë që duan të mësojnë.
Universiteti “Luarasi”, nje qendër ndërkombëtare e arsimit të larte të ekonomisë. Ne do të përfitojmë nga kurrikulat dhe lëndët e LSE.