Ish-bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama sot do të jetë në faqen kryesore të një gazetën Dnevnik. Gazeta “Dnevenik” nesër do të hapet me lajmin se Delina Fico do të marrë fondin prej 9 milionë Dollarë nga USAID.
“Mbështetësja e Soros, Delina Fico do të marrë 9 milionë Dollarë nga USAID për OJQ-të”. Ky është kryeartikulli i gazetës “Dvenik”, që në faqe të parë ka ish-gruan e Kryeministrit shqiptar dhe vet Edi Ramën.
Fico përshkruhet nga mediat maqedonase si një aktiviste e miliarderit amerikan George Soros, e cila së fundmi ka hapur në Shkup një zyrë për të menaxhuar fondet e OJQ.
Bashkëshortja e ministrit, Bledi Çuçit akuzohet se ka përfituar një fond prej 9 milionë dollarë për një projekt të USAID-it.
Gazeta e afërt me Kryeministrin, Nikolla Gruevski, akuzon se ish-
bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po përfiton një fond të tillë si drejtuese OJQ-je dhe person i afërt me George Soros.
Gruevski, ka shprehu pakënaqësi për ndërhyrjet e Tiranës në çështjen e formimit të koalicionit qeveritar në Maqedoni pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Kryeministri i Maqedonisë, ka shprehur kritikat pas takimeve që Rama ka pasur me krerët e partive shqiptare në Tiranë. Gjithashtu ai ka akuzuar dhe Soros se po nxit shqiptarët kundër tij./Almakos