Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është vetëdijësuar për humbjen e madhe që ka pësuar partia e tij në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ai deri në fund të javës, pritet të thirrë kryesinë partiake për të analizuar shkaqet për humbjen e 70 mijë votave, kanë deklaruar burim i lartë partiak për “Dnevnik”.
Në këtë mbledhje do të kërkohen edhe fajtorët për rezultatin e dobët, respektivisht funksionarët të cilët dështuan, transmeton Gazeta Lajm.
“Populli na dërgoi porosinë, do të analizojmë dhe do të shohim se si do të vazhdojmë më tej. Deri atëherë janë të hapura të gjitha opsionet për qeverinë e re. BDI mund të jetë në pushtet, sepse pa BDI-në nuk ka qeveri stabile. Mirëpo njësoj BDI mund të jetë edhe në opozitë. Do të shohim”, ka deklaruar një burim i lartë partiak, duke dashur të mbetet anonim.
Në këtë parti kanë konfirmuar se në parti ekziston pakënaqësi e madhe dhe se një pjesë e funksionarëve dhe dhe anëtarësisë kërkojnë përgjegjësi për rezultatin e dobët zgjedhor.
“Pa marrë parasysh që fituam, ndjenja nuk është e këndshme kur dihet se nga 153 mijë vota ramë në 86 mijë. Ekziston revoltë dhe dhe pakënaqësi në parti nga disa funksionarë. Anëtarësia në Tetovë pyet se ku ishin që nuk u angazhuan nënkryetarja Teuta Arifi, Atila Rexhepi dhe të tjerë që aspak nuk ishin aktivë në fushatë. Anëtarët nga Çairi pyesin se çka ndodhi në këtë komunë që ishte bastion i LSDM-së, kurse tani votat shkuan te BESA dhe LSDM-ja. është e qartë se ku dështuam. Qytetarët e dënuan sjelljen indiferente të disa funksionarëve ndaj anëtarësisë, luksin sjelljen e papërgjegjshme”, ka deklaruar ky burim partiak për Dnevnik.
Në ndërkohë, burime të Gazetës Lajm pohojnë se anëtarësia, posaçërisht në Tetovë, me të madhe është duke kërkuar kthimin e Hazbi Likës në radhët e para të partisë,