Dmytro Kuleba, shefi i diplomacisë ukrainase nuk vjen në takimin ministror në Shkup. Kievi zyrtar raporton se “Rusia po shkatërron OSBE-në dhe ardhja e delegacionit rus do të përkeqësojë krizën në organizatë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës e publikoi vendimin në rrjetet sociale dhe tha se Moska shpërdoron rregullin e konsensusit, përdor kërcënime dhe shantazhe të hapura, bllokoi kandidaturën e Estonisë, por edhe se Rusia arrestoi ilegalisht tre përfaqësues ukrainas të OSBE-së, të cilët janë në burg për më shumë se 500 ditë.
Nga atje, ata falënderuan përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, dhe u shprehën mirënjohës për nivelin e lartë të profesionalizmit.
Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore për të ateruar në Shkup
“Rusia krijoi një krizë ekzistenciale në OSBE dhe e ktheu organizatën në peng të tekave dhe agresionit të saj. Në kushte të tilla, prania e delegacionit rus në takimin në nivel ministror për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainë