Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore (DMTK) sot para opinionit ekspert dhe të gjerë do ta prezantojë Programin e përgatitur për shënimin e Vitit evropian të trashëgimisë kulturore 2018.
Me vendim të Parlamentit evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, viti 2018 është shpallur Viti evropian i trashëgimisë kulturore. Qëllimi i nismës është që ta promovojë rëndësinë e trashëgimisë evropiane kulturore dhe ta përforcojë ndërgjegjën për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane.
DMTK do ta prezantojë programin në BE Infoqendër nga ora 10. Janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski, euroambasadorit Samuel Zhbogar, drejtoreshës së Drejtorisë, Eleonora Petrova-Mitevska dhe koordinatores së programit vjetor Kristina Biceva. mia