Sa u përket ankesave të qytetarëve për ruajtjen e të dhënave personale, numri më i madh i tyre ka të bëjë me publikimin e numrit amzë. Kjo u tha nga përfaqësuesja e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DMDHP), Liljana Pecova Ilievska, në punëtorinë “Roli i mediave në mbrojtjen e privatësisë, si pjesë e projektit “Mbrojtje e të dhënave personale dhe mediat”.
“Roli ynë këtu sot është t’i shohim dy aspektet gjegjësisht aspektin e parashtresave të dorëzuara prej qytetarëve kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e të dhënave personale nga mediat, në çfarë numri kanë të bëjnë parashtresat, në cilin drejtim, lëndën për keqpërdorimin e numrit të amzës gjegjësisht publikimin e numrit të amzës në media dhe aspektin e vetërregullimit”, tha Pecova Ilievska.
Ndërsa, Ekspertja e Unionit Europian nga Sllovenia Natasha Pirc Musar, tha cdo vend ndesh në probleme që kanë të bëjnë me ruajtjen e të dhënave personale dhe Maqedonia nuk përbën përjashtim. Sipas saj, që të kuptosh se cfarë mund ta dëmtojë bashkëqytetarin, vendose veten ne vend të tij. Nëse mbahet mend kjo,tha Pirc Musar, atëherë do ta dije më mirë se si dhunimi i privatësisë mund të të dëmtojë.
“Them se edhe mediat duhet të respektojnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, por shpesh vërej se shumica e gazetarëve, shpesh e pozicionojnë veten bazuar në atë se liria e shprehjes është e drejtë e gjithkujt, e se duke u mbështetur ne këtë ata mund të shkruajnë çfarë të duan. Megjithatë, e vërteta nuk qëndron kështu. Liria e shprehjes është e drejtë relative e njeriut, që do të thotë se është e limituar nga e drejta e tjetrit.”-tha Natasha Pirc Musar eksperte e Unionit Europian nga Sllovenia.
Kjo punëtori, u mbajt të martën në EU Info Centar si pjesë e projektit “Mbrojtje e të dhënave personale dhe mediat”, projekti ky financuar nga IPA TAIB 2012 programi i Bashkimit Evropian mbështetje të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale.
Evi shkopi
/Almakos.com/