Më 23 prill 2026 (e enjte), duke filluar nga ora 9 e mëngjesit, dm i hap dyert e dyqanit të saj të ri në Strugë, në Nabizi Retail Park në rrugën Popovo Blato nr. 1.
Në dyqanin e ri, përveç çmimeve GJITHMONË TË VOLITSHME, klientët do të mund të shijojnë edhe zbritjen prej -15% për ABSOLUTISHT ÇDO GJË, e cila do të zgjasë nga 23 deri më 26 prill!
Përveç kësaj, në ditën e hapjes, klientët do të mund të shijojnë edhe befasi shtesë:
-dhuratë Balea xhel për dush, me çdo faturë mbi 499 denarë
-dhuratë torbë, me çdo faturë mbi 699 denarë
-dhuratë peshqir, me çdo faturë mbi 1,999 denarë
Dhuratat jepen vetëm më 23 prill, deri sa të mbarojnë rezervat, ndërsa fletushkën e hapjes mund ta shihni në linkun e mëposhtëm.
Në ditën e hapjes, klientët e dm do t’i mirëpresim edhe me atmosferë super të hareshme me DJ dhe argëtim për fëmijët!
Përgjegjësia shoqërore e dm si kompani nuk do të anashkalohet edhe këtë here. Një pjesë e qarkullimit të realizuar në ditën e hapjes do të dhurohet për SHFPKF”8 Marsi” – Strugë.
Në dyqanin e ri të dm në Strugë, klientët do të kenë mundësi të zgjedhin nga një asortiment i pasur me pothuajse 13.500 produkte nga kategoritë e kujdesit dhe bukurisë, kujdesi për burra dhe foshnje, kozmetikë natyrale, ushqimi organik dhe shtesat dietike, si dhe produkteve për higjienën e shtëpisë dhe kujdesit për rrobat. Oferta e krijuar me kujdes mundëson blerje të thjeshta dhe praktike, me produkte të shumta për nevojat e përditshme që janë në një vend.
Një vend të veçantë në asortiment zënë edhe markat tregtare të dm, me më shumë se 3.500 produkte që dallohen për cilësinë e tyre të dëshmuar dhe çmimet gjithmonë të volitshme. Balea, alverde, dmBio, babylove, Denkmit, dmBio dhe shumë marka të tjera janë të njohura për klientët dhe përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të ofertës së njohur të dm.


