Në seancën e parë të Qeverisë që u mbajt dje, kryeministri Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendësa të tij dhe atë: Radmilla Shekerinska, si zëvendëskryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa portofol për zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për çështjet evropiane, Koço Angjushev, ministër pa portofol për zëvendëskryetar i Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resoret ekonomike dhe Hazbi Lika, ministër pa portofol për zëvendëskryetar të Qeverisë, i angazhuar për zbatimin Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik.
Nga radhët e ministrave pa portofol, kryetari i Qeverisë i caktoi: Robert Popovski, ministër pa portofol i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Edmond Ademi, ministër pa portofol, i angazhuar për diasporë, Adnan Qahil, ministër pa portofol i angazhuar për investime të huaja, Samka Ibraimovski, ministër pa portofol i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësim të gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Zoran Shapuriq, ministër pa portofol i angazhuar për rregullativën për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zorica Apostollovska, ministre pa portofol e angazhuar për investime të huaja dhe Ramiz Merko, ministër pa portofol i angazhuar për investime të huaja.
Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë është emëruar Dragi Rashkovski. Në mbledhjen e parë të Qeverisë, po ashtu janë formuar edhe komisionet themelore të Qeverisë.
Ajnur Bafqari