Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se është kanosur nga djali i saj.
Siç njofton Policia rasti ka ndodhur, të martën, në rrugën “Xhemajl Haxha”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.