01 April
Universiteti i Evropës Juglindore hapi dyert për të prezantuar programet studimore për studentët e ardhëm nga vendi dhe vendet fqinje. Para tyre u shpalos oferta për vitin akademik 2017/2018, si dhe risitë që do të ofrohen këtë vit. Nga stafi i UEJL-së janë prezantuar edhe Fakultetet dhe historiku i themelimit të këtij tempulli të dijes. Rektori Zamir Dika me këtë rast është shprehur se Ditët e hapura të UEJL-së të cilat tanimë është bërë tradicionale, kanë për qëllim që ofertat studimore për studentët e ardhshëm t’i bëjnë sa më të prekshme për ta. Ditët e hapura do të vazhdojnë deri të martën.
Ditët e hapura në UEJL tanimë janë shndërruar në një traditë, e cila traditë filloi para 12 vitesh në bashkëpunim me universitetet amerikane që e kanë për traditë hapjen e universiteteve që të bëhen të prekshme ofertat të cilat transmetohen tanimë përmes mediave të shkruara dhe on-line që të munden drejtpërdrejtë t’i prekin vlerat që i ofrojnë universitetet. Po ashtu këtë vit i njoftojmë edhe me mundësitë e nxënies së kompetencave profesionale të studentëve. Këtë mangësi të arsimit të lartë e kemi marrë nga studentët tanë dhe punëdhënësit të cilët kërkojnë që studentët tanë të kenë edhe kompetenca profesionale – deklaroi Zamir Dika, rektor i UEJL-së.