Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut i Republikës së
Maqedonisë organizon shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditës Ndërkombëtare të së Drejtave të Njeriut me manifestim të titulluar “Korrupsioni si kanosje e drejtpërdrejt për të drejtat e njeriut”.
Qëllimi është që të shënohen këto data të rëndësishme përmes ndarjes së mendimeve për ndodhitë vijuese lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë në Republikën e Maqedonisë, si dhe të nënshkruhet deklaratë kundër korrupsionit me të cilën nënshkruesit e saj do të zotohen që të luftojnë, t’i pengojnë dhe ndëshkojnë të gjithë format e korrupsionit.
Si organizatë më e vjetër për të drejtat e njeriut në Maqedoni, e themeluar në vitin 1994, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut është përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij për mbrojtje dhe promovim të së drejtave dhe lirive të njeriut në nivel kombëtar dhe sigurim të drejtësisë dhe
dëmshpërblim për të gjithë ata individë të cilët kanë pësuar çfarëdo lloj shkelje të së drejtave të tyre të njeriut.
Komiteti i Helsinkit e organizon këtë ngjarje që të ngrejë vetëdijen publike për ndikimin e dëmshëm të korrupsionit ndaj të drejtave të njeriut.
Në ngjarje janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë faktorët e rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, duke i përfshirë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të institucioneve relevante shtetërore, si dhe të organizatave civile. Njëkohësisht, në të
do të marrin pjesë pjesëtarë të bashkësisë akademike, si dhe studentë nga Fakulteti Juridik. Ngjarja paraqet mundësi që të prezantohen përpjekjet e bëra nga ana e shtetit, bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat civile në luftën kundër korrupsionit dhe vendosjes së qeverisjes së plotë të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, përmes prezantimit të pikëpamjeve të tyre dhe sfidat kyçe me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në këtë sferë.
Data 06.03.2025
Aktuale
- Trumpi hap rrugën për dëbimin e mbi 200,000 ukrainasve nga SHBA-ja
- Teuta Selimi befason me postimin, anulon të gjitha koncertet për muajin maj
- Raporti i EUAA: Mbi 7 mijë shqiptarë aplikuan për azil në Evropë në 2024! Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer
- Jandrokoviq: Përkundër vështirësive Maqedonia e Veriut nuk duhet hequr dorë nga integrimi
- Revolucioni i shfletuesve: Agjenti i inteligjencës artificiale që punon për ju
- Prodhimi Bruto Vendor ka shënuar rritje për 3,2 për qind – Ja kush ka ndikuar
- Urgjente: BDI Kërkon Ndërhyrjen e NATO-s për Spastrimin e Shqiptarëve nga Strukturat Komanduese të Ushtrisë
- Mexhiti: Krejt zemrat e shqiptarëve janë të kthyera nga Prekazi për rikujtim të Epopesë