Ndriçimi i Qeverisë së RM-së në ngjyrë portokalli, debate dhe punëtori në mbarë Maqedoninë, do të jenë pjesë e aktiviteteve me rastin e 25 Nëntorit, Ditës ndërkombëtare për eliminim të dhunës ndaj grave dhe fushata “16 ditë aktivizëm”.
“Më dëgjo edhe mua” është motoja vjetore e Ditës ndërkombëtare, ndërsa fushata e cila mbahet në suaza botërore, fillon sot dhe do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Qëllimi është të nxitet vetëdija e bashkësisë dhe kontributi individual në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Ngjyra portokalli e fushatës e simbolizon të ardhmen e ndritshme pa dhunë ndaj grave.
Sipas Kombeve të Bashkuara një nga tre gra në botë është viktimë e dhunës.