Kryeministri mori 15 mije pëlqime në një selfie. Zaevit nuk i iku momenti i nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë për emrin. Ai shkrepi një selfie e cila u shpërnda nga 906 persona dhe u komentua 1400 herë. Zaev jo rrallë bënë selfi.
Profilet e Facebookut janë të stërmbushura me fotografi të politikanëve vendas. Ata çdo ditë janë aktiv duke i informuar qytetarët për hapat që bëjnë. Jo vetëm fotografi zyrtare, shpesh ministrat dhe figurat politike nxjerrin fotografi edhe me telefona celularë, duke i shoqëruar me ndonjë përshkrim. Artan Grubi është një nga admiruesit e selfive, pastaj zëvendëskryeministri Bujar Osmani, Muhamd Zeqiri dhe i Pari i Shkupit, Shilegov. Selfie shpesh bëjnë edhe Sapsovski dhe Dimitrov.
Psikologia Radmilla Zhivanoviq, thotë se edhe fotografia në një farë mënyre e komunikimit politik. Sipas saj personat që publikojnë shumë fotografi, duan të lënë mbresa te të tjerët me atë që bëjnë.
“Tregimi i vetes është i lidhur me impresionin të cilin duam ta lëmë te të tjerët. Praktikisht ajo është pamje e parë me të cilën komunikojmë, dhe shpesh herë ne i komunikojmë punët të cilat duam t’i tregojmë për veten. Nuk ekziston prezantim i vërtetë i vetëvetes”, tha Zhivanoviq.
Personat që bëjnë selfie, në radhë të parë janë adoleshentët dhe të rinjtë. Psikologët thonë se ata për vete tani mundohen të krijojnë një fotografi tjetër duke ia përshtatur rrethit ku jetojnë. Nga fotografitë mund t’i njohim fare pak njerëzit, në fakt ne i njohim ashtu siç ata duan të paraqiten, shpjegon Zhivkova.
“Rrjetet sociale na i kufizojnë shenjat të cilat na japin mundësi ta njohim një person, me të cilin komunikojmë. Ne në të shumtën e rasteve përmes selfive komunikojmë vetëm me një paraqitje të vogël të atij personi, përderisa aspektet tjera as që ja njohim. Praktikisht ne komunikojmë me fotografinë të cilën ata dëshirojnë të na e njoftojnë”, tha ajo.
Ndryshe sot është dita ndërkombëtare e selfive. Shumica e ekspertëve pajtohen se selfie ka evoluar në versionin e saj modern kur njerëzit filluan të bëjnë fotografi për t’i postuar në MySpace 2003-2005. Megjithatë, ishte një australian në Flickr cili e shpiku termin “selfie” në vitin 2004 . Dita Ndërkombëtare e Selfie u festua për herë të parë më 21 qershor 2014.
Përgatiti: Almedina Ismajli