Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi është gjetur në fokus të kritikave të mediumeve të afërta me VMRO-DPMNE-në, transmeton Gazeta Lajm.
Shkak për sulmet e tyre janë homazhet që bëri Halimi te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, por edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në manifestimin “Flaka e Janarit”.
Kurir.mk akuzon se deri sa një kryetare komune nga radhët e LSDM-së ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së, askush nuk ka përkujtuar dhjetëvjetorin e vdekjes së kryeministrit të parë maqedonas, Nikolla Klusev. Këto mediume kanë publikuar edhe fotografi të përbashkëta të Milikije Halimit me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.