Për të tretën ditë me radhë, qarkullimi i mallrave në pikat kufitare drejt zonës Shengen është i bllokuar për shkak të protestës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor, të cilët që nga e hëna i kanë parkuar kamionët në kufij. Transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kërkojnë nga Bashkimi Evropian ndryshimin e rregullit për evidencën elektronike të qëndrimit, përkatësisht kufizimin prej 90 ditësh qëndrimi brenda një periudhe prej 180 ditësh. Vlerësimet fillestare të odave ekonomike janë se dëmet nga bllokadat për rajonin arrijnë në rreth 100 milionë euro në ditë. Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se pret të realizojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shpreson se do të gjendet një zgjidhje për shoferët profesionistë. Nëse nuk gjendet zgjidhje, edhe transportuesit e autobusëve nga vendi kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen protestës.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit
- Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
- (VIDEO) Punëtorët në rrugë, kërkojnë paga më të larta dhe standard më të mirë jetese


