Edhe sot kanë vazhduar fjalimet, replikat dhe kundër-replikat në Kuvend, kryesisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kjo është dita e pestë që puna e Kuvendit është në vendnumëro, edhe atë në seancën e parë plenare që zakonisht është më shumë ceremoniale.
Për shkak të zvarritjes së seancës me ndërhyrje procedurale dhe fjalime që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës, deputeti Kërsto Llukovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkoi pauzë për koordinim mes përfaqësuesve të partive politike, në mënyrë që të arrihet marrëveshje për konkretizimin e debatit. /SHENJA/