Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari i kushtohet ekonomisë. Kreu i Ekzekutivit, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski do të takohet me ministren e Energjetikës, Temenushka Petkova.
Dje ai e filloi vizitën me takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov, ndërsa pasdite kishte takim me presidentin Rumen Radev, njofton raportuesi i MIA-s.
Në takimin me Borisovin, kryeministri Zaev mori mbështetje dhe ndihmë në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO, dakorduan nënshkrim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që sipas paralajmërimeve, duhet të ndodhë në kremtimin e përbashkët të Ilindenit në Maqedoni.

