27 March
Dita ndërkombëtare e Teatrit ka gjetur teatrot shqiptare në Maqedoni me probleme të vjetra. Në disa qytete edhe pse godinat e këtij institucioni kulturor kanë filluar të ndërtohen prej vitesh ato nuk kanë përfunduar ende, ndërsa në disa qytete të tjera nuk ka farë nismë për ndërtimin e tyre. Aktorët shprehen të indinjuar se në mungesë të kushteve elementare dhe mjeteve financiare nuk mund të ushtrojnë në mënyrë të denjë profesionin ndërsa oferta e tyre ndaj publikut është shumë e varfër.
Është dita ndërkombëtare e tetarit dhe nuk kemi shfaqe për t’i ofruar publikut dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është investuar asnjë cent në teatrin e Kumanovës, në rast kur bie shi , atëherë depërton shiu edhe në skenë – shprehet aktori Musa Isufi.
Në situatë të ngjashme punojnë edhe kolegët e tyre në Tetovë e Shkup, pasi objektet e teatrove në këto dy qytete po ndërtohen me një ritëm të ngadaltë.
Pjesa organizative në kuadër të gjithë kësaj shpërndarje që ne jemi, duke pasur shfaqe apo repertor të shfaqjeve tona në tetarin e komedisë, në tetarin e fëmijëve , në teatrin popullor Maqedonas kjo jo pak vështirësi na hap. Shpresoj se edhe objekti do të jetë një ditë më parë dhe unë nuk mund të jap një afat kohorë – deklaroi Adem Karaga, drejtor i Tetarit Shqiptar Shkup.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behuxhudin Shehapi tha se punimet në Teatrin e Shkupit dhe objekti i ri i Teatrit në Tetovë do të përfundojnë në vitin 2018.
Në vitin 2018 duhet të kompletohet dhe të lëshohet në përdorim si Teatri Shqiptar në Shkup ashtu edhe Teatri i Tetovës. Në projektet tona për të ardhmen mendojmë për teatro të rinj, për Tetarin e Kumanovës tani më kanë filluar edhe bisedimet – tha Behuxhedin Shehapi, sekretar në ministrinë e Kulturës.
Aktorët shqiptarë gjithashtu kërkojnë nga Ministria e Kulturës më shumë mjete financiare për realizimin e projekteve dhe shfaqjeve.
Senat Zylbehari

