Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë sot, me rastin e Ditës botërore të fëmijëve të lindur para kohe, do ta prezantojë statistikën më të re lidhur me uljen e për qindjes së vdekshmërisë tek foshnjat, si dhe masat të cilat ndërmerren për vazhdimin e këtij trendi të uljes së vdekshmërisë.
Në shënimin e Ditës botërore të fëmijëve të lindur para kohe, që sivjet mbahet nën sloganin “Të bashkëpunojmë: Partneritet me familjet në kujdesin e fëmijëve të lindur para kohe”, Klinika do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me organizatën civile “Lulka”.
Slogani i sivjetëm i Ditës botërore të fëmijëve të lindur para kohe i pranuar në nivel botëror është “Të bashkëpunojmë: Partneritet me familjet në kujdesin e fëmijëve të lindur para kohe”.