https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2181802335193940/
Krauselët dhe tre rekuizitat e vendosura në “Sheshin Maqedonia” të Shkupit, që shpesh herë pengonin lëvizjen e lirë të kalimtarëve, Qyteti i Shkupit përfundimisht po bën largimin e tyre. Lokacioni i ri ku do të zhvendosen këto elemente rekreative – është Komuna e Çairit dhe ajo e Aerodromit në Lisiçe të Re.
Nga Qyteti i Shkupit, thonë se elementet rekreative janë zhvendosur nga sheshi me qëllim që të tu gjendet një vend më adekuat. Madje, nga atje njoftojnë se kanë filluar dhe punimet në lokacionin e ri ku do te behet vendosja e tyre.
‘’Lodrat do të zhvendosen në komunën e Çairit dhe në Aerodrom. Për momentin në Aerodrom po punohet në bazamentin, ku do të vendosen lodrat, me qëllim që të plotësohen kushtet për funksionimin e tyre,’’ thotë zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu për Almakos.
Pasi që një nga krauselët do të vendoset në Komunën e Çairit, nga kjo komunë zëdhënësi Kushtrim Alla shkurt për Almakos deklaroi se si lokacion i mundshëm – mund të jetë lagja Fushë Tophanës.
Vendimin për zhvendosjen e elementeve rekreative në afërsi të urës së gurit Qyteti i Shkupit e bëri pas kërekesës së biçiklistëve, të cilët janë ankuar se nuk kanë hapsirë të mjaftueshme për të lëvizur në atë pjesë.
Ndryshe, këto elemente rekreative janë vendosur në vitin 2013 nga ish – kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe të njejtat janë finansuar nga ndërmarrja pulbike “Parqe dhe Gjelbërime”./Almakos
Arbnora Memeti