e aftësi të kufizuara, shoqata qytetare, organizata dhe agjenci të
Kombeve të Bashkuara në Maqedoni dhe ekspertë morën pjesë në diskutimin tematik “Përforcim i mekanizmave kombëtare për vëzhgim dhe implementim të Konventës të Kombeve të Bashkuara për
të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.
Organizatorë të diskutimit janë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyra e përfaqësues së përhershme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas organizatorëve, qëllimi është shqyrtimi i situatës aktuale në shtet pas procesit të ratifikimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, arritjet e deritanishme, si dhe identifikimi i hapave të ardhshëm të cilat çojnë drejtë jetës aktive cilësore të personave me aftësi të kufizuara dhe gëzimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
“Deri tani kishte dy trupa, Trupi koordinues kombëtar për implementimin e Konventës së OKB-së, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, i formuar nga Qeveria i cili ka pasur vetëm një takim nga formimi i tij dhe Trupi koordinues kombëtar për të drejta të barabarta të personave me aftësi të kufizuara, i formuar për ndjekjen e dispozitave nga Strategjia kombëtare për barazimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara 2010-2018”, ka theksuar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale
Mila Carovska.
Sipas saj, duhen dy trupa në pajtim me drejtimet e Komitetit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara me kompetenca të ndara.
“Në frymën e përmbushjes së qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore të Kombeve të Bashkuara, jemi të kënaqur nga angazhimi i i fuqishëm i Qeverisë për sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë,
Jemi të vetëdijshëm se realizimi i hapave të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara kërkon kohë, ndërsa edhe ndryshimin e qëndrimeve shoqërore lidhur me pengesat e ndryshme nuk shkon lehtë. Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara shumë shpesh janë injoruar.”- ka theksuar Luiza Vinton.