Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatësve si garanci e të drejtave dhe lirive të njerëzve dhe roli i Shoqatës së gjykatësve në përforcimin dhe përparimin e pavarësisë në gjyqësi, janë temat në të cilat do të bisedohet në konferencën që do të mbahet sot në Shkup.
Është paraparë që fjalime përshëndetëse të kenë Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve, gjykatësi i Gjykatës supreme, pastaj ambasadorja Nina Suomalainen, shefe e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Çarls Garet, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Maqedoni.
Kjo, siç sqarojnë nga Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë është ngjarje përfundimtare nga projekti të cilin e kanë realizuar në bashkëpunim me Departamentin për qeverisjen e të drejtës pranë Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasada Britanike dhe Instituti për Hulumtime Juridike dhe Analiz