Mr.Hamdi Nuhiju
Hyrje
Në shoqërinë tonë diskriminimi është prezent. Ajo shfaqet në formën e politikave të gabuara që janë udhëhequr në shtetin tonë qysh nga pavarësia e deri më ditën e sotme. Sipas të dhënave të publikuara nga Freedom House Report 2020[1], Maqedonia është pjesërisht vend i lirë, i radhitur në vendin e 63 nga 100 vende. Tendencat shkojnë në drejtimin e rënies së të drejtave dhe lirive.
Në librin me titull The Handbook of Political Change in Eastern Europe, autori Sten Berglund (2013) dhe të tjerët, shkruajnë se vendet si Maqedonia, Hungaria, Serbia dhe të tjerat, janë regjime hibride. Përmendet edhe ajo se Maqedonia qysh nga pavarësia është regjim hibrid. Sipas këtij botimi, Hungaria ka demokraci të rregullt pa gjurmë të totalitarizmit qysh nga rënia e komunizmit, ndërsa Serbia ( edhe përskaj faktit se pjesën më të madhe të kohës në pushtet janë autoritarët, madje edhe liderët totalitar si Millosheviqi, Koshtunica dhe tani Vucic) që bazohet në faktin se rekomandimet e tyre bazohen në hulumtimet e realizuara nga organizata qeveritare dhe jo qeveritare të cilat i ndjekin kriteret formale, të dhënat sasiore edhe nuk nënkuptojnë analizë të thellë. ( Berglund et al, 2013: 4-10)
Katerina Kolozova (2015), profesoreshë universitare dhe filozof, në një artikull me titull The Uses and Abuses of Neoliberalism and Technocracy in the Post-totalitarian Regimes in Eastern Europe: The Case of Macedonia, baballarët e popujve në Hungari, Rusi, Serbi dhe Maqedoni në kohën e regjimeve hibride i sheh si baballarë të dhunshëm:
Të tilla janë figurat e baballarëve të popujve të Hungarisë, Rusisë ose Serbisë dhe Maqedonisë të cilët ende ngelin të pathyeshëm, kontrolli dhe sadizmi i tyre janë përzierje me atë që llogaritet si kujdes dhe rreptësi e babait. Ajo që po i mban në pushtet është dashuria ndaj popullit infatik, i cili, madje edhe pse është i torturuar, fal ashtu si e fal babain dhunues. ( Kolozova, 2015:9)
Këto të dhëna dëshmojnë për regjimin hibrid i cili po sundon me vendin, me variante të vogla në dallime qeverish. Aktuale është politika e orës policore për shkak të pandemisë me Kovid 19.
Kur flasim dhe shkruajmë për nivelin lokal,qyteti i Kumanovës, si një qytet multikulturor është si skemë ku mund të analizohen procese të shumta, të mira dhe të këqija, të cilat po na ndodhin në këtë vend.
Diskriminimi në bazë etnike, politike dhe religjioze gjithmonë është prezent në opinion, por ajo që po tentohet të fshihet është diskriminimi gjinor.
Sociologu amerikan, Robert Merton (2010) në librin me titull Sociology jep një definicion të qartë për diskriminimin :
Shpesh herë edhe paragjykimet raciste dhe etnike sjellin deri te diskriminimi i grupeve të caktuara racore dhe etnike në një shoqëri të caktuar. Diskriminimi në këtë kontekst ka të bëje me heqjen vullnetare të drejtave, privilegjeve dhe mundësive për anëtarët e këtyre grupeve. Përdorimi i termit heqje vullnetare tregon për atë se këto grupe trajtohen në mënyrë jo të barabartë jo për shkak të mungesës së meritave, por për shkak të përfaqësimit të tyre etnik dhe racor. (Merton, 2010: 350)
Në Стратегијата за родова еднаквост на РМ 2013-2020 përshkruhet shumë bukur dhe në mënyrë specifike diskriminimi gjinor :
Diskriminimi në bazë të seksit është secili dallim, përjashtim ose kufizim në bazë të seksit që ka për pasojë ose qëllim që ta rrezikoje ose pamundësoje njohjen, realizimin ose praktikumin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në bazë të barazisë së grave dhe burrave në sferën politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, qytetare ose sferë tjetër, pa marr parasysh ngjyrën e lëkurës, racën, gjininë, përfaqësimin e grupit të margjinalizuar, përfaqësimin etnik, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit ose bindjes fetare, arsimit, përfaqësimit politik, statusit personal ose shoqëror, pengesave mentale dhe trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, statusit pronësor, gjendjes shëndetësore ose në cilën do bazë tjetër. (Министерството за труд и социјална политика, 2013: 7)
Në qytetin e Kumanovës është prezent një element me të cilin do të merremi në këtë punim, ajo është diskriminimi gjinor në kafiteritë e Kumanovës.
Ky problem specifik është tejet prezent në formën e higjienës, atje ku pronarët e kafiterive nuk mund as që të binden se kanë menduar në mënyrë të padrejtë.
Një pjesë e madhe e kafiterive në Kumanovë nuk kanë tualete të ndara veç për femra dhe veç për meshkuj. Në asnjë kafiteri në Kumanovë nuk ka mjete për higjienën menstruale.
Në këtë mënyrë, kafiteritë ne Kumanovë duan që të perceptohen si hapësirë mashkullore, vend ku meshkujt mund të takohen midis tyre dhe të flasin. Kur nuk ka tualete të ndara për gratë, dhe kur nuk kemi kujdes për higjienën e tyre menstruale, kjo nënkuptohet se prezenca e tyre në këtë hapësirë publike nuk shikohet me sy të mirë.
Kjo logjikë çon deri aty që kafiteritë në Kumanovë të perceptohen si amorale për gratë, ose gratë që i vizitojnë ato të mos shikohen me sy të mirë nga shoqëria.
Patriarkati, ku babai, burri, djali janë epiqendra e botës, përderisa, nëna, gruaja, vajza janë ato të cilat gjithmonë duhet të lëshojnë pe, por edhe të shikohen si shërbyese të ardhshme, po edhe të kaluara, është vetëm një element që po i segregon gratë nga hapësira publike e quajtur kafiteri.
Elementi tjetër që është tejet i rëndësishëm për analizën tonë është edhe religjioni. Ajo gjithmonë shkon në kundërshtim me idenë që gruaja të dal vet nga shtëpia. Të mos flasim për atë që t`i vizitoje kafiteritë vet.
Në këtë punim do të merremi praktikisht me atë se nëse në kafiteritë e Kumanovës ka tualete të ndara për gra dhe burra, ose në pjesën më të madhe ata janë vetëm për burra? Dhe elementi i dytë që është hetuar nga to është higjiena menstruale, sa prej kafiterive në Kumanovë janë të përgatitura për ta mundësuar këtë të drejtë për gratë?
Për ti kuptuar hipotezat e këtij punimi, duhet që të trajtohen problemet. Problematika kryesore e kësaj teme është hulumtimi i diskriminimit gjinor. Pasi që është prezentë në shoqërinë tonë nuk duhet që ta fshehim dhe duhet që të merremi me të.
Hipoteza 1: Në kafiteritë në Kumanovë gratë diskriminohen.
Hipoteza 2: Patriarkati është ende prezent në Kumanovë.
- Dallimet midis seksit dhe gjinisë
Në fjalorin e përditshëm, pjesa më e madhe e njerëzve nuk i kushtojnë kujdesin e duhur dallimeve midis seksit dhe gjinisë. Mendojnë se fjalët seksi dhe gjinia kanë kuptimin e njëjtë. Në dokumentet personale, si për shembull, letërnjoftimi, në pjesën për seksin, në gjuhën maqedonase shkruan seksi[2] në gjuhën shqipe shkruan gjinia që në anglisht përkthehet gender, ndërsa në gjuhën angleze shkruan sex që mendohet për seksin.
Mendoj se me ndryshimet që ende janë në fazë debati të grafës etnike në letërnjoftime[3], duhet që të ndryshohet edhe pjesa për seksin në gjuhën shqipe, që në vend që të shkruaj gjinia, ashtu si deri më tani, të shkruaj seksi, një përkthim më i mirë nga anglishtja që e përcakton saktë seksin.
Fjala seks, në gjuhën shqipe dhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ende është termin tabu me të cilin mendohet për jetën seksuale si mënyrë e arritjes së kënaqësisë dhe riprodhimit e jo si definicion i seksit në aspektin biologjik.
Problemin me letërnjoftimet mund që ta shohim edhe në anën e kundërt. Termin seksi në gjuhën maqedonase, dhe sex në gjuhën angleze të përkthehen si gjinia dhe gender. Pse? Sepse nëse flasim për identifikimin personal të njerëzve, termi gjinia është më emancipues sesa termi seksi. Me seksin, identiteti i njeriut kufizohet vetëm në bazë biologjike.
Përderisa në Maqedoninë e Veriut ende kemi gabime të këtilla në përkthim për seksin dhe gjininë në letërnjoftime, në Britaninë e Madhe punët në lidhje me atësinë po shkojnë në drejtim tjetër.
Në një spital në Brajton, Angli, personeli i seksionit të lindjes ka marr udhëzime që të përdore më shumë terme gjinore neutrale, për shembull, seksioni i lindjes tani do të quhet seksioni për kujdes perinatal, ndërsa në varësi të rrethanave do të përdoren edhe frazat si “ prind, prind i dytë biologjik”, në vend të baba dhe “prind që lind” në vend të nënës.
Dokumenti përmend se njerëzit nuk duhet që të ndalohen të përdorin terme si “grua” ose fjalë të tjera që lidhen me mëmësinë, por duhet t`i vënë kujdes shtimit të fjalëve si “person” ose fjalë tjera më inkluzive dhe zëvendësime.[4]
Xhudit Batler (1990) në librin e saj me titull Gender Trouble gjininë e përshkruan si kundërshtim i seksit :
Nëse gjinia, në kuptimin kulturor e paraqet trupin biologjik, atëherë nuk mund që të thuhet se gjinia e ndjek seksin në cilën do mënyrë. Kufijtë logjik na tregojnë se dallimi midis seksit dhe gjinisë na sugjeron një diskontinuitet radikal midis trupave biologjik dhe gjinisë së krijuar në rrethana kulturore. (Batler, 1990: 6)
Trupi ose seksi është i ndryshëm prej gjinisë. Ata nuk mund ta ndjekin njëri-tjetrin. Gjinia është e krijuar mbi baza kulturore, sipas Batler, dhe ajo mund të derivoje edhe variacione tjera të mendimit njerëzor.
Në librin Trupa që kanë kuptim, Xhudit Batler shkruan: ‘Seksi”, nuk është thjesht diçka që dikush e ka, as përshkrim statik i diçkaje që dikush është: ajo do të jetë një nga normat të cilat “dikujt” i mundësohet që të jetoje, gjegjësisht t`i mundësoje trupit për jetë në sferën e inteligjencës kulturore. (Batler, 2003: 51 )
Këtë logjikë mban edhe autorja franceze dhe filozofe, Simone de Bovouar, e cila shkruan për gruan e trajtuar si tjetri. Në librin me titull Seksi i dytë , Simone de Bovouar (2016) midis tjerash shkruan:
Gruaja nuk lind. Ajo bëhet grua. Gruaja njerëzore në shoqëri nuk definohet pa fatin e saj biologjik, psikologjik dhe ekonomik. I tërë civilizimi është ai që formon produkt midis mashkullit dhe kastrimit që quhet grua. Vetëm meditimi i huaj mund që ta vendos individualen si TJETRI. (De Bovouar, 2016 :187)
Grua nuk lind, por bëhesh grua. Gruaja është opozitë e burrit. Ajo është Tjetri i cili gjithmonë është prezent dhe gjithmonë ka nevojë për kujdes. Si e tillë, ajo duhet ta merr rrolin në shoqërinë tonë. Gruaja nuk duhet që të krijoje hapësirë që burrat t`i interpretojnë nevojat dhe dëshirat e tyre.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i përmbledh dallimet midis seksit dhe gjinisë në këtë mënyrë:
Seksi duke e definuar si “dallime në karakteristikat biologjike dhe psikologjike të burrit dhe gruas, në organet riprodhuese, kromozomet, hormonet e kështu me radhë…”
Gjininë duke e definuar si “ karakteristika të krijuara sociale të burrit dhe gruas, në formën e normave, rrolit dhe marrëdhënieve midis grupeve të burrave dhe grave. Ato raporte dallohen nga shoqëria në shoqëri dhe mund që të ndryshohen. Koncepti gjinia i përfshinë pesë elemente të rëndësishme: marrëdhënie, hierarkike, historike, kontekstuale dhe institucionale. Përderisa pjesa më e madhe e njerëzve janë të lindur ose meshkuj ose femra, ata mësohen me norma të caktuara të sjelljes, e sidomos si duhet ata që komunikojnë me të tjerët të seksit të njëjtë ose të ndryshëm në familje, bashkësi dhe vendet e punës. Kur individët dhe grupet nuk i përmbahen normave të caktuara gjinore ata shpesh herë përballen me stigmatizim, praktika diskriminuese ose përjashtim social, e tërë kjo ndikon negativisht në shëndet.[5]
Në pika të shkurtra, gjinia dhe seksi nuk janë të njëjta. Seksi është krijesë biologjike dhe natyrore e cila nuk mund të prodhoje të drejta dhe obligime të jashtme. Derisa gjinia është krijesë kulturologjike dhe sociologjike e cila mund të përdoret edhe për definimin e fenomeneve dhe sferave të ndryshme të mendimit njerëzor.
Mund të themi se ekzistojnë të drejta gjinore, por nuk mund të themi kështu edhe për të drejta seksuale. Edhe pse njeriu ka të drejt mbi trupin e tij, kjo nuk nënkupton se ka edhe obligim ndaj të tjerëve. Kur flasim për të drejta, nënkuptohen edhe obligimet që dalin si mënyrë e fitimit të atyre të drejtave.
Gjinia mund të transformohet edhe prej tij të dalin derivacione të ndryshme. Derisa në vullnetin e njeriut është ajo që të bëje çka të dëshiron me trupin e tij. Mund që të ngel i njëjtë deri në fund të jetës ose të transformohet.
- Disa definicione për diskriminimin
Autorët Robert Blakburn (2002) nga Universiteti i Kembrixhit dhe Xhenifer Xharman nga Univerziteti Lakehead Orilia Kampus në një shkrim me titull Explaining gender segregation kur flasin për segregirmin gjinor, në teorinë feministe, e përfshijnë edhe patriarkatin dhe e definojnë në këtë mënyrë:
Qasje speciale drejt definimit të segregimit gjinor në kuptimin e patriarkatit. Shkrimet feministe e zgjeruan kuptimin origjinal të termit ku paraqitet situata e dominimit mashkullor në një shoqëri. Kjo e ngrit çështjen nëse termi është përshkrues dhe ka të bëjë me sqarimin e teorisë. (Blackburn & Jarman 2002:11)
Në nenin 5 nga Ligji për mbrojtje prej diskriminimit (2019) thuhet:
Ndalohet çdo diskriminim në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës, përkatësisë nacionale ose etnike, seksit, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, përkatësisë në grup të margjinalizuar, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, arsimit, religjionit ose bindjes fetare, bindjes politike, bindjes tjetër, pengesës, moshës, gjendjes familjare ose martesore, statusit pronësor, gjendjes shëndetësore, cilësisë personale dhe statusit shoqërorë ose në cilëndo bazë tjetër (në tekstin e mëtutjeshëm: bazë diskriminuese). (Собрание на Република Северна Македонија 2019: 3)
Nga aspekti teorik dhe juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk duhet që të ketë diskriminim dhe segregim gjinor. Ajo që po ndodh praktikisht është në kundërshtim me aktet normative, ligjet, Kushtetutën dhe praktikën botërore.
- Qasje metodologjike drejt diskriminimit gjinor në kafiteritë e Kumanovës
Në qytetin e Kumanovës ka më shumë se 60 kafiteri., por për nevojat e hulumtimit tonë ne i kemi ndarë vetëm 60 kafiteri, 30 në pronësi të shqiptarëve dhe 30 në pronësi të maqedonasve.
Njashtu për nevojat e këtij hulumtimi kemi realizuar edhe një mini anketë ku kanë marr pjesë 32 kamerier shqiptar. Fatkeqësisht kamerierët maqedonas nuk kanë dashur të bashkëpunojnë.
Hulumtimi është realizuar në periudhën nga 20 shkurt të vitit 2021 deri me 01 mars të vitit 2021.
-Cili është niveli i arsimit tuaj?
Në pyetjen e parë nga mini anketa për nivelin e arsimit, 10 kamerierë janë përgjigjur se janë me shkollë të mesme, 17 me fakultet, derisa 5 kamerier me magjistraturë.
– Sa jeni të kënaqur me të ardhurat mujore?
Në pyetjen e dytë nga mini-anketa se sa jeni të kënaqur nga të ardhurat mujore, 7 kamerier janë përgjigjur me shumë, 13 janë përgjigjur se nuk janë të kënaqur dhe 12 kamerier janë përgjigjur me pak.
– Sa herë e keni vjedhur shefin tuaj?
Në pyetjen e tretë se sa herë e keni vjedhur shefin tuaj, me asnjëherë janë përgjigjur 15 nga personat e anketuar, vetëm njëherë janë përgjigjur 14 dhe më shumë herë janë përgjigjur 2.
– Në kafiterinë ku punoni a vijnë edhe gratë?
Në pyetjen e katërt me po janë përgjigjur 22 persona të anketuar, përderisa me jo janë përgjigjur 10.
– Kush jep më shumë bakshish prej klientëve?
Në pyetjen e fundit nga kjo mini anketë, 13 nga personat e anketuar janë përgjigjur se askush nuk jep, për gratë janë përgjigjur 10, ndërsa për burrat janë përgjigjur 9.
Këto përgjigje interesante të këtyre kamerierëve mund që të janë nxitje për ta thelluar këtë hulumtim edhe në sfera tjera.
Njashtu, është interesant për t`u komentuar edhe paraqitja tabelore e të dhënave të këtij hulumtimi.
Nga të dhënat në tabelë mund që të shikohet se qyteti i Kumanovës është i pasur me kafiteri, por nuk është edhe qëllimmirë ndaj grave në këtë sferë.
Është interesante të potencohet se nga 60 kafiteri të shqiptarëve dhe maqedonasve në Kumanovë, vetëm 37 prej tyre tualetet i kanë të ndara veç për meshkuj dhe veç për femra. Nga gjithsej 30 kafiteri të analizuara në këtë hulumtim me pronar shqiptar, vetëm 7 kanë tualete të ndara për meshkuj dhe femra.
Përderisa të gjitha 60 kafiteritë që i kemi vizituar në periudhën e hulumtimit tonë, asnjëri prej tyre nuk ka pasur mjete për higjienën menstruale.
Tabela 1
Lokacioni | Mjete menstruale | Tualete për gra dhe burra (të ndara) | Pronar shqiptar | Pronar maqedonas |
Qendër | 0 | 10 | 1 | 9 |
Garnizon | 0 | 5 | 5 | 1 |
Treg | 0 | 5 | 16 | 5 |
Pjesa e jashtme | 0 | 7 | 8 | 15 |
Rezultate | 0 | 37 | 30 | 30 |
Fund
Hulumtimet për nevojat e këtij punimi treguan të dhëna të frikshme në lidhje me atë se sa janë të vëmendshëm pronarët e kafiterive në Kumanovë për klientët e seksit femër. Del në pah diskriminimi gjinor në kafiteritë e Kumanovës.
Anketa tregoi se shumë pak paguhen kamerierët, të cilët jashtë përgjigjeve zyrtare disa na treguan se marrin nga 150 deri në 200 euro në muaj, derisa punojnë nga ora 7 deri në ora 15 njëri ndërrim dhe ndërrimi tjetër nga ora 15 deri në ora 00. Pjesa më e madhe e kamerierëve që i kemi pyetur në këtë mini anketë gjatë javës nuk kanë asnjë ditë të lirë.
Kur si pronar i një kafiterie ti nuk ke tualete të ndara për femra, ti në këtë mënyrë dëshiron të thuash se nuk dëshiron që të pranosh klient nga seksi femër. Në esencë edhe mungesa e mjeteve menstruale në të gjitha kafiteritë në Kumanovë që i kemi vizituar, na dëshmojnë faktin se edhe pronarët shqiptar dhe maqedonas të kafiterive, nuk i kanë parasysh nevojat e klientëve të seksit femër.
Në hulumtimet e mëtutjeshme dikush mund edhe ti detektoje arsyet se pse ekziston një raport i këtillë ndaj grave si klient nga ana e pronarëve të kafiterive?!
Ajo që dihet nga historia dhe zhvillimi i familjeve në Kumanovë ka të bëje me raportin e patriarkatit. Në kushte dhe rrethana të këtilla, pamundësohet një koncept i drejtë ndaj grave.
Literatura e shfrytëzuar
- Berglund, S. ed., 2013. The handbook of political change in Eastern Europe. Edward Elgar Publishing.
- Стратегијата за родова еднаквост на РМ 2013-2020
- Butler, J., 1990. Gender trouble, feminist theory, and psychoanalytic discourse. Feminism/postmodernism, 327, p.x.
- Батлер, Џудит. (2003) „Тела кои значат“ во Катерина Колозова (ур.) Хрестоматија на класични текствои од областа на родовата теорија. Скопје: Евробалкан Пресс, (50-71)
- De Bovoar. S., 2016. Drugi spol. Zagreb: Ljevak.
- Kolozova, K., 2015. The uses and abuses of neoliberalism and technocracy in the post-totalitarian regimes in Eastern Europe: The case of Macedonia.
- Merton, R., 2010. Sociology: Understanding and changing the social ëorld. MINNEAPOLIS,, UNIVERSITY OF MINNESOTA LIBRARIES PUBLISHING EDITION.
- Blackburn, R.M., Broëne, J., Brooks, B. and Jarman, J., 2002. Explaining gender segregation. The British journal of sociology, 53(4), pp.513-536.
- Закон за спречување и заштита од дискриминација (Сл.весник на РСМ, бр.101 од 22.05.2019 година).
Burime nga interneti
- ПРАВИЛНИК ЗА ОБРАЗЕЦОТ НА БАРАЊЕТО ЗА ИЗДАВАЊЕ НА ЛИЧНАТА КАРТА (“ Службен весник на РМ“ бр. 116 од 27.09.2007 publikuar në
https://tinyurl.com/ygmgaxvl )
- Етничката припадност ќе влезе во личните карти?, (me 10.02.2021 publikuar në https://tinyurl.com/yjkaabpl )
- Нови правила: Наместо мајка, жената ќе се нарекува родител кој раѓа, Плусинфо (19.02.2021), publikuar në https://tinyurl.com/yjxgd9yq )
- Gender, equity and human rights (publikuar në https://www.who.int/gender-equity-rights/knowledge/glossary/en/ )
- Freedom House Report 2020 (publikuar në https://freedomhouse.org/country/north-macedonia/freedom-world/2020 )
[1] https://freedomhouse.org/country/north-macedonia/freedom-world/2020
[2] ПРАВИЛНИК ЗА ОБРАЗЕЦОТ НА БАРАЊЕТО ЗА ИЗДАВАЊЕ НА ЛИЧНАТА КАРТА (“ Службен весник на РМ“ бр. 116 од 27.09.2007 година , publikuar në https://tinyurl.com/ygmgaxvl )
[3] Етничката припадност ќе влезе во личните карти?, ( me 10.02.2021 publikuar në https://tinyurl.com/yjkaabpl )
[4] Нови правила: Наместо мајка, жената ќе се нарекува родител кој раѓа, Плусинфо (19.02.2021), publikuar në https://tinyurl.com/yjxgd9yq )
[5] Gender, equity and human rights ( објавено во https://www.who.int/gender-equity-rights/knowledge/glossary/en/ )