Burime nga Spitali Psikiatrik në Bardovcë të Shkupit thonë për Almakos se një pjesë e të punësuarëve janë duke u përballur me kërcënime dhe mobing për shkak se kërkojnë të drejtat dhe kompensimet që u takojnë.
Jozyrtarisht merret vesh disa të punësuar që i takojnë personelit të mesëm që kujdestaron në këtë spital, janë revoltuar dhe kanë ngritur padi ndaj Spitalit, duke kërkuar kompenzim për punën e bërë jashtë orarit.
“Këta të punësuar ndërkohë janë thirrur nga motra kryesore dhe juristi të cilët i kërcënojnë dhe u bëjnë mobing për të marë vesh se kush i ka organizuar të ngrejnë padi kundër spitalit”, thotë njëri prej të punësuarëve duke na lutur të mos e publikojmë identitetin e tij.
Ai sqaron se të punësuarit kanë punuar edhe me pacientë të infektuar me Kovid, kanë bë kujdestari, por kanë qenë të detyruar që të heshtin nga frika se do të largohen nga puna, deri sa u ka ardhur “te hunda” dhe kanë vendosur të flasin dhe të ngrejnë padi.
Përfaqësuesit e Spitalit pritet të dalin me sqarim lidhur me këto informata.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Kompania amerikane me kapital 200 miliardë dollarë e intersuar të investojë në Maqedoni
- “I tha gruas sime se kishte kancer!”, Denoncimi i ri ndaj mjekes së arrestuar për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Më diagnostikoi me mikrobe në gjak, na dha vitamina
- Maqedonia me mbulim të ulët vaksinimi: Vetëm 62% e fëmijëve kanë marrë dozën e parë të MRP-së
- Fadil Demaku: Albin Kurti dështoi në mbrojtjen e UÇK-së dhe përballjen me sfidat e Hagës
- Kadri Veseli dhe rastin e Allaçit: Avokati i tij e quajti akuzën një poshtërsinë të madhe
- “S’janë sardele!”/ Zhupa denoncon kushtet në kopshte dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë! Bashkia të marrë masa urgjente!
- Droni futet dy herë në dhomën e gjumit në Koçan, familja dyshon se po filmohej gjatë gjumit
- LSDM: ZNAM-i u bë satelit i Mickoskit, “dashuria” e tyre janë tenderët



