Pa energji elektrike nesër do të mbesin disa pjesë të komunave të Shkupit, Karposhi, Kisella Voda dhe Qendra, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e qytetit të Shkupit.
Në periudhën nga ora 8:45 deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të rr. “Mile Pop Jordanov”, një pjesë e rr. “Kozle” te pompa e benzinës, një pjesë e rr. “Strezovo”, si dhe një pjesë e rr. “Xhumajska”, ndërsa në periudhën nga ora 8:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rr. “Jurij Gagarin” nënrruga 6 dhe SHF “Vllado Tasevski” në komunën e Karposhit.
Pa energji elektrike nga ora 8:00 deri në orën 12:00 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Andreja Petkoviq” nga komuna e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Divizioni i 50-të” në komunën Qendër.

