Konsumatorët e rrugëve “1”, “6” dhe “7” në fshatin Batincë dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Jurij Rozental”,”Gvadalahara”, “Garibaldi” dhe “Uashingtonska” në komunën e Shuto Orizarës nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 09:30 deri në orën 13.00 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rrugëve “Kozle” – rrugica “2” dhe “Jurij Garadin” – rrugica 6″, nga ora 08:30 deri në orën 12:30 shfrytëzuesit e objekteve rreth QT Alumina në rrugën
“Nikolla Rusinski” si dhe një pjesë e bulevardit “Aradhet Partizane” në afërsi të komunës së Karposhit. Në periudhën nga ora 08:45 deri në orën 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e fshatit Stajkovci, nga ora 08:25 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Ho Shi Min”, “Prizrenska” në lëvizje nga kisha drejt kanalit “Zufer Musiq” dhe “Lubo Petkoviq” dhe SHF “Zhivko Brajkovski” në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 11:00 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Mirkovci. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerjet e caktuara të punëve teknike në rrjetin e shpërndarjes nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.