Dinamo i rikthehet stërvitjes, mungojnë Zabërgja e Aliji!
Dinamo i është rikthyer sot fushës së stërvitjes në kompleksin e saj në Arbanë, duke nisur përgatitjet për sfidat europiane dhe sezonin e ri.
Trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion gjithë grupin e lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar, me përjashtim të Naser Alijit dhe Baton Zabërgjës, të cilët janë grumbulluar përkatësisht me kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës.
Për një javë skuadra do të stërvitet në Arbanë dhe më pas do të zhvendoset drejt Ohrit për të vazhduar fazën përgatitore në kushte optimale.