Kuvendi i Maqedonisë akoma nuk ka zgjedhur kryetarin e përbërjes së re parlamentare, por koalicioni BDI-LSDM-Aleanca ka caktuar Talat Xhaferin si emër kandidat për postin e kryeparlamentarit. Opinioni shqiptar kundërshtoi ashpër këtë propozim për shkak të së kaluarës të afërt dhe të largët të Xhaferit, e cila lidhet jo vetëm me skandale korruptive e kriminale, por edhe me shërbim në JNA (Jugoslovenska Narodna Armija).
Megjithatë, ajo e cila ka habitur edhe më shumë opinion publik, sidomos atë kritik, është fakti se Xhaferi mund të bëhet kryetar parlamenti me votat e Aleancës për Shqiptarët, e cila mori mandate deputetësh me fushatë pikërisht kundër BDI-së.
Është e qartë se BDI dhe LSDM nuk i kanë numrat e nevojshëm që të zgjedhin vetë kryeparlamentarin, pasi të dyja bashkë kanë vetëm 59 mandate deputetësh, ndërsa për kryetarin e Kuvendit duhet të votojnë të paktën 61 deputetë. Nëse Ziadin Sela me dy deputetët e tjerë nga Aleanca e tij nuk do t’i jepte “aminin” fjalës së Ali Ahmetit, që të propozojë për kryetar Parlamenti një ish oficer të JNA-së dhe bashkëpunëtor të ngushtë të Gruevskit, BDI dhe LSDM do të detyroheshin që postin e kryeparlamentarit t’ia japin opozitës së deridjeshme shqiptare, pra Lëvizjes BESA ose Aleancës për Shqiptarët.
Por, Ziadin Sela zgjodhi që edhe një herë të vihet në shërbim të Ali Ahmetit, duke përkrahur pa kushte kandidatin e tij për kryetar Kuvendi dhe duke tradhëtuar opozitën shqiptare. Pas intensifikimit të shërbimeve të tilla të Selës për BDI-në, pritet që këto dy parti të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato lokale ose parlamentare, duke zyrtarizuar koalicionin i cili siç dyshohet ka funksionuar fshehtas tashmë dy vite.
Huazuar nga : kosovalajm.com
Data 08.04.2026
Aktuale
- FOTO+EMRI/ Sherri për 100 euro borxh, zanafilla e konfliktit që çoi në kërcënimin me armë zjarri! Autori: E pashë rastësisht në lokal, shkova për…
- Arrestohen tre persona për sulmin ndaj punonjësve të varrezave në Butel
- Deputetja Dauti sfidoi komisionin: Pa materialet në shqip s’ka seancë
- Në vendkalimin kufitar Bogorodicë sekuestrohen 12.5 ton fruta dhe perime
- DMSH: Angelov në kërkim të pilotëve për “air tractor”
- ASH: Projekt-ligji i Karakamishevës, goditje ndaj barazisë etnike
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uron komunitetin rom për 8 Prillin
- Në hetim për disa vepra penale, zbulohet data kur do të zhvillohet seanca e parë e gjykimit për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

