Deputeti socialist Lupço Dimovski sot është ftuar në pyetje nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që të jep dëshmi për ndodhitë e të enjtes së përgjakshme.
Dimovski duhet të sqaroj se çfarë veprimesh ndërmori më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Atij i është vazhduar paraburgimi shtëpiak.
Gjatë javës, dëshmi dhanë edhe deputetët Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska. Të gjithë janë të akuzuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, që është e dënueshme me më së paku 10 vite burg