Kuvendi duhet patjetër të jetë funskional, deputetët tanë do të vijnë në punë, në mënyrë aktive, edhe pse kishte shumë arsye se pse nuk duhej ta japim legjitimitetin e seancës së sotme. Do të jemi pjesmarës dhe do ti mbështesim propozimet e mira, nuk do ti përsërisim gabimet të cilat LSDM-ja i ka bërë kur ka qenë në opozitë, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit.
Ai ironizoi duke thënë se LSDM-ja i ka fituar zgjedhjet ende pa u formuar Qeveria.
“Si do ta drejtoni anijen ju e dini, por nuk duhet ti dëmtojnë interesat shtetërore dhe ato nacionale “ iu drejtua Dimovski liderit të LSDM-së dhe të BDi-së.
Dimovski tha se shumë shpejtë do të vijnë pasojat për vendin për shkak të vendimit që VMRO-DPMNE edhe pse fituese e zgjedhjeve të mbetet në opozitë.
Ai u shpreh i habitshëm se përse shpejtohet me formimin e Qeverisë së re. Sipas tij është dashur të kalojnë 10 ditë që të mund mediat dhe opinioni të njoftohen me programin e ri qeveritar dhe me biografinë e ministrave të rinj.
“Për fat të keq nuk dëgjuam konkretisht rreth marrëveshjes së arritur për gjuhët. Nuk dëgjuam asnjë fjalë se si Zaev do ta zgjidh çështjen e emrit. Nuk ka asnjë fjalë për rritjen e pensioneve e as të rrogave për ushtrinë”, tha Dimovski,
Ai më tej tha se programi përmban shumë premtime por sipas tij ndodh që për herë të parë do të rriten tatimet.
Dimovski theksoi se opozita do të jetë aktive dhe do të reagoj ashpër nëse nuk do të ketë transparencë në punën e Qeverisë. /Almakos.com