Kthimi i të drejtave të punëtorëve, rrogë e garantuar dhe kthim i dinjitetit të punëtorëve, janë tre qëllimet, drejt realizimit të të cilave do të synojë kryetari i ri i LSM-së, Darko Dimovski, i cili sot u zgjodh në vazhdimin e Kongresit të jashtëzakonshëm në Shkup.
Ai paralajmëroi konsolidim të Sindikatës dhe reforma, të cilat, siç tha, janë proces i domosdoshëm.
“Mandati im është shumë i shkurtë dhe do të zgjasë dy vite sepse ky është kongres i jashtëzakonshëm dhe prandaj do të fokusohemi në këto tre qëllime – kthim i të drejtave të punëtorëve, rrogë të garantuar dhe kthim të dinjitetit. Reformat janë të pashmangshme në Lidhjen e sindikatave, por ky është problem i yni intern të cilin bashkërisht do ta zgjidhim”, deklaroi Dimovski.Lidhur me largimin e delegatëve nga sindikatat degë të cilët i dhanë mbështetje kandidatit të dytë Peco Grujovski, Dimovski tha se zgjedhja ishte më se demokratike dhe se 68 delegatë i dhanë mbështetje nga gjithsej 108 delegatë të pranishëm, ndërsa për kundërkandidatin e tij Grujovski votuan vetëm dy.
Me qëllim që procesi të jetë demokratik, siç theksoi Dimovski, delegatët votuan që votimi për kryetar të jetë publik.
Menjëherë pas përfundimit të Kongresit, kryesuesi Robert Simonovski në deklaratë për mediumet tha se procesi ka qenë transparent dhe më se demokratik.
Data 17.08.2025
Aktuale
- Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!
- Forca e Sigurisë së Kosovës forcohet me 50 autoblinda të reja nga SHBA
- Vrau bashkëmoshatarin me thikë, shpërthen në lot 14-vjeçari në sallën e gjyqit: Nuk desha të bëj vrasje! Jam shumë i penduar
- Tragjedia e një takimi virtual: Burri ndërron jetë përballë një chatbot
- Thaçi: PDSH nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë për përplasjen për Erasmus+
- Prof. Metin Izeti: Demokracia liberale në krizë dhe kërkimi për zgjidhje: A është përgjigjja tradita?
- Horizontet e pasigurta: E ardhmja e fesë në botën e shekullit XXI