Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE tha se LSDM ka të drejtë të propozoj Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, por shtoi se pa përfundimin e konstituimit të komisionit nuk mund të kalohet në zgjedhjen e kryetar të ri.
“Por edhe kur të arrijmë në pikën e katërt nuk mund të jetë vetëm një propozim nga LSDM, por kanë të drejtë edhe komisioni të propozojë kandidat, por edhe 20 deputet të tjerë do të propozojnë kandidatë”, ka thënë Dimovski, raporton SHENJA.

