Zoran Dimov, kryetar i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë është shprehur se sa i përket se si zbatohet Ligji për përmbarim dhe si punojnë përmbaruesit, Dimov thotë se Oda e përmbaruesve çdo muaj i dorëzon raport Ministrisë së Drejtësisë.
“Zbatimi i ligjit për përmbarim dhe puna e përmbaruesve në vazhdimësi monitorohet përmes raporteve mujore që oda ia dërgon Ministrisë së Drejtësisë. Përmbaruesit janë pjesë e sistemit juridik të Republikë së Maqedonisë, sepse punojnë në pajtim me Ligjin për përmbarim. Puna e tyre është që të realizojnë dhe të paguajnë vendimet e gjykatave për përmbarim, të sjella nga proceset gjyqësore dhe akteve notere. Gjithashtu, nëse borxhliu është i pakënaqur me vendimin e përmbaruesit, ata kanë të drejtën e plotë të ankohen deri të Gjykatat Themelore, sepse Ligji ofron mbrojtje juridike për të gjithë palët. Përveç kësaj, nëse qytetarët nuk janë të kënaqur me vendimet e përmbaruesve, ata kanë të drejtë të ankohet edhe te organet tjera shtetërore përkatëse”, thotë Dimov.