Ndërtimi i partneritetit është posaçërisht me rëndësi për plasman stabil të prodhimitarisë, porositi nga takimi i sotëm në Vasilevë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan DImkovski me kultivuesit e vishnjeve dhe blerësit.
Dimkovski, i cili i vizitoi komunat Karbinci dhe Vasilevë, realizoi takim edhe me kryetarët e komunave, Jordan Nasev dhe Marjan Janev.
“Për momentin, vjelja e vishnjeve është në jehonë të plotë. Dhe në këtë degë është me rëndësi të ketë bashkëpunim dhe marrëveshje mes bujqve kultivues të vishnjeve dhe blerësve”, theksoi ministri, i cili së bashku me Nasev ishte edhe në kompaninë “Fruktana”, që blen he përpunon vishnje, fruta të tjera dhe perime.
U bisedua për planet e kompanisë për blerje të vishnjeve dhe për çmimin blerës, si dhe për investimet e ardhshme përmes masave nga programi IPARD 2.
Dimkovski me kryetarin e komunës Janev në takim me disa nga blerësit dhe përpunuesit e vishnjeve, si dhe me përfaqësuesit e Shoqatës së kultivuesve të vishnjeve nga Vasileva, i dëgjuan propozimet e bujqve për mënyrën e blerjes së këtij viti dhe për çmimin blerës.
Për blerje të papengueshme të vishnjeve, MBPEU, tha Dimkovski, do të organizojë takim të përbashkët me bujqit dhe blerësit.
Ministri i informoi bujqit edhe për Rregulloren e re për fleksibilitet për prodhimtarinë bimore, që mundëson shitje të përpunimeve nga prodhimet bujqësore nga pragu i shtëpisë si dhe për të gjitha masat që i ndërmori MBPEU për përballje me pasojat nga Kovid-19 ndaj bujqësisë.



